spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Sali Mustafa pritet që dënimin prej 10 vitesh të caktuar nga Gjykata Speciale, ta vuaj në Belgjikë

Nga 26 ra në 22, e krejt në fund u vendos që të jetë 15 vjet.

Derisa pret përgjigje nga Kushtetuesja e Gjykatës Speciale që t’ia lë në fuqi verdiktin për vendimin final të Supremes, Salih Mustafa do të jetë i pari i dënuar që do të zgjedh ku dëshiron t’i kalojë 10 vjetët e mbetura të burgut.

Aktualisht opsion është vetëm Belgjika, shtet ky në të cilin Specialja parashihet ta përcjellë Calin, çdoherë.

Të gjitha shpenzimet e transferimit të të burgosurit në vende tjera i mbulojnë Dhomat e Specializuara, të cilat mund të urdhërojë rikthimin e të dënuarit në Sheveningen të Holandës, përkohësisht, nëse ai, gjatë ditëve të caktuara duhet të paraqitet në gjykatore, për çfarëdo procesi.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, apo Avokati i Popullit nga Haga mund ta vizitojnë kurdo të dënuarin në një nga 38 burgjet në Belgjikë.

Gjithsesi, kjo e fundit, sipas Marrëveshjes së plotë, mund ta refuzojë pritjen e një të dënuari, e po ashtu ta përzë atë, ndonëse nuk merr ndonjë veprim të paktën 60 ditë pasi ta ketë njoftuar Regjistrin.

Fidelma Donlon nga Haga e Gerard Dive nga Brukseli, e kanë përfshirë në ujdi edhe pamundësinë për ta falur një të dënuar kudo që ekzekutohet privimi nga liria.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit