spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Sa vota arriti t’i marrë djali i Hysni Gucatit?

Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit nuk arriti që t’i sigurojë votat që të bëhet deputet.


Pas rezultatit zgjedhor Gucati reagoi me një shkrim në ”Facebook”. Gucati arriti t’i marrë 5,607 vota, duke dalë i 69-ti tek PDK’ja.

Shkrimi i plotë:


Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për secilin prej jush që gjatë procesit zgjedhor na hapët dyert e shtëpive tuaja, na dëgjuat me respekt dhe na dhatë mbështetjen tuaj. Pavarësisht rezultatit, falënderimi im është i sinqertë për besimin, përkrahjen dhe kritikat konstruktive që m’i keni dhënë mua dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Ky komunikim i drejtpërdrejtë me qytetarët përbën themelin e demokracisë dhe një përgjegjësi të madhe për të gjithë ne që angazhohemi në jetën publike. Unë do të vazhdoj të mbetem i përkushtuar në shërbim të vendit, duke punuar me përgjegjësi dhe integritet për një Kosovë më demokratike, më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë.


E ardhmja e Kosovës ndërtohet me punë, unitet dhe besim në vlerat tona. Me këtë bindje, do të vazhdojmë përpara, për shtetin dhe qytetarët tanë.

Ju faleminderit!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit