Pregatitjet për edicionin e katërt të Big Brother Vip Kosova po vazhdojnë me intensitet, duke rritur edhe më shumë pritshmëritë e publikut. Moderatorët e spektaklit, Alaudin Hamiti dhe producentja Olsa Muhameti, po mbajnë të informuar fansat me detaje të vogla rreth këtij reality show.
Një fotografi e publikuar së fundmi, ku nën hije shfaqen siluetat e banorëve të rinj, ka shtuar kureshtjen e shikuesve, të cilët ende nuk e dinë se kush do të jetë pjesë e garës këtë vit.

Megjithatë, pavarësisht pritjes së madhe, deri tani nuk është konfirmuar ndonjë datë zyrtare për nisjen e Big Brother Vip Kosova 4.









