Produktet që përdorim çdo ditë për larjen e enëve mund të bëhen burim bakteresh nëse nuk pastrohen dhe zëvendësohen rregullisht.
Ekspertët rekomandojnë që sfungjerët të ndërrohen çdo 2–4 javë, leckat të lahen çdo ditë dhe të zëvendësohen pas rreth 30 përdorimesh, ndërsa telat metalikë të hidhen çdo javë.
Furçat mund të zgjasin disa muaj, por duhen larë çdo javë, kurse dorashkat duhet të ndërrohen sapo të dëmtohen.
Kujdesi i rregullt ndihmon në ruajtjen e higjienës dhe shëndetit në kuzhinë.











