Sa shpenzoi partia e Kurtit për tre muaj? Mbi 170 mijë euro vetëm për paga

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar 269 mijë e 644 euro gjatë periudhës korrik-shtator 2026, sipas raportit financiar të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas raportit, për këtë periudhë partia kishte në dispozicion një buxhet prej 466 mijë e 736 eurosh. Nga kjo shumë, 197 mijë e 191 euro nuk janë shpenzuar.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve ka shkuar për paga dhe kontribute, për të cilat LVV ka raportuar 197 mijë e 723 euro.

Në këtë kategori përfshihen pagat neto të punëtorëve, tatimi në paga dhe kontributet pensionale të punëdhënësit dhe punëtorëve.

Kategoria e dytë me më së shumti shpenzime është ajo për mallra dhe shërbime, ku janë shpenzuar 68 mijë e 51 euro.

Brenda kësaj kategorie, shpenzimi më i madh është për qira të ndërtesave, për të cilat partia ka paguar 48 mijë e 501 euro për tre muaj, përkatësisht rreth 16 mijë e 167 euro në muaj.

Për blerje të tjera të mallrave dhe shërbimeve janë shpenzuar 5 mijë e 907 euro, ndërsa për furnizime me ushqim dhe pije 4 mijë e 439 euro. Shpenzimet përfshijnë edhe mirëmbajtjen dhe riparimin, karburantet për automjete, internetin, furnizimet për zyrë dhe udhëtimet brenda vendit.

Për shërbimet e telekomunikimit janë raportuar 2 mijë e 667 euro, të cilat, sipas dokumentit, janë shpenzime për internet.

Ndërkaq, për marketing janë shpenzuar 710 euro dhe për informim publik 543 euro.

Në kategorinë e shpenzimeve komunale, LVV ka raportuar gjithsej 3 mijë e 770 euro. Prej tyre, 3 mijë e 32 euro janë shpenzuar për energji elektrike, 415 euro për ujë dhe 322 euro për mbeturina.

Sipas ndarjes mujore, LVV ka shpenzuar 76 mijë e 954 euro në korrik, 121 mijë e 620 euro në gusht dhe 70 mijë e 969 euro në shtator. Muaji gusht rezulton me shpenzimet më të larta gjatë kësaj periudhe.

Në dokumentet e raportimit figuron edhe një kontribut individual prej 30 eurosh nga Fatban Bunjaku, i ndarë në tri pagesa nga 10 euro gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator.

Raporti paraqet shpenzimet e LVV-së për tremujorin e tretë të vitit 2026, nga korriku deri në shtator.

Raportin e plotë e gjeni KËTU:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit