spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Rutte mbërrin në Prishtinë, pas pak nis takimi me Osmanin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur të martën në Prishtinë, për t’i nisur takimet me krerë të lartë shtetërorë.

Ai do të takohet fillimisht me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe më pas kryeministrin, Albin Kurti.

Shefi i NATO-s ka thënë ditë më parë se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e të gjithëve në aleancën ushtarake perëndimore, dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO.

Ai po ashtu ka thënë se duhet të ketë angazhim që Kosova të jetë në situatën më të mirë të mundshme.

“Kosova është vend shumë i rëndësishëm, ku NATO ka prezencë të fortë përmes KFOR-it. Është e rëndësishme të angazhohemi të gjithë që ky shtet të jetë në situatën më të mirë të mundshme. Atje ka pasur zgjedhje dhe do të shohim si do të formohet Qeveria e re. Gjithë kjo është pjesë e një procesi normal demokratik, gjë që është e mirë. Por në të gjithë rajonin situata po ndryshon“, ka potencuar Rutte.

Vizita e Ruttes në Kosovë zhvillohet pas asaj që ai bëri në Bosnje e Hercegovinë, më 10 mars, ku dha mesazhin që aleanca nuk do të lejojë që “të rrezikohet paqja e fituar me shumë vështirësi”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit