spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Rutina që nuk duhet t’i mungojë askujt këtë verë: Kujdesi për veten nën diellin e nxehtë

Stina e verës sjell pushime, det dhe shumë energji, por edhe sfida për lëkurën, flokët dhe organizmin. Në temperaturat e larta, rutina e përditshme ka nevojë për disa rregulla të thjeshta, por të domosdoshme.

Hidratimi është më shumë se domosdoshmëri

Merr me vete gjithmonë një shishe uji. Pini shpesh, edhe kur nuk keni etje. Lëkura e shëndetshme fillon nga brenda.

Kremi mbrojtës nuk është vetëm për plazh

SPF-i duhet të jetë pjesë e rutinës së mëngjesit, çdo ditë, pavarësisht nëse qëndroni në qytet apo shkoni në plazh. Dielli nuk bën diferencime.

Mos i nënvlerësoni aksesorët

Kapele, syze dielli dhe veshje të lehta me ngjyra të çelura ndihmojnë jo vetëm për stilin, por edhe për mbrojtjen nga rrezet UV.

Ushqime të freskëta dhe me ngjyra

Frutat e stinës si shalqiri, pjepri, pjeshkët dhe frutat e pyllit janë aleatë të fortë për lëkurë të freskët dhe organizëm të lehtësuar.

Rutina e kujdesit për fytyrën kërkon ndryshim

Zgjidh produkte më të lehta, me bazë uji ose xheli. Pastrimi i rregullt është çelësi për të shmangur yndyrën e tepërt dhe puçrrat e sezonit.

Vera është për të shijuar jetën por kujdesi për veten është hapi i parë për ta bërë këtë siç duhet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit