spot_img
spot_img
Sunday, February 15, 2026
spot_img
spot_img

Rusia “pranon” takim Putin-Trump, por nuk konfirmon takim trepalësh me Zelenskyn

Marrëveshja për bisedimet Putin-Trump “në thelb është arritur”, ka thënë ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, por ai ka minimizuar rëndësinë e samitit trepalësh me Zelenskyn.

Ushakov, ka thënë se të dy palët “në thelb kanë arritur” një marrëveshje për të mbajtur një takim midis Trumpit dhe Putinit “në ditët në vijim”.

“Tani po fillojmë përgatitje konkrete së bashku me kolegët tanë amerikanë”, ka thënë ai në komentet e bëra për një televizion, raporton The Guardian.

Në komentet e tij, Ushakov sikur e ka minimizuar sugjerimin e SHBA-së se një takim trepalësh me Zelenskyn do të pasonte menjëherë pas tij.

“Sa i përket një takimi trepalësh, për të cilin për ndonjë arsye Uashingtoni po fliste dje, kjo ishte thjesht diçka e përmendur nga pala amerikane gjatë takimit në Kremlin. Por kjo nuk u diskutua. Pala ruse e la këtë opsion plotësisht pa koment”, ka thënë Ushakov, një ndihmës kyç i Vladimir Putinit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit