spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Rusia kundërshton sërish mburojën raketore “Golden Dome” të Trump: Krijon rrezik për sigurinë globale

Projekti i propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, për zhvillimin e një sistemi të mbrojtjes raketore “Golden Dome”, po vazhdon të nxisë reagime nga fuqitë bërthamore.

Edhe Moska është shprehur sërish kundër një projekti të tillë.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po minojnë themelet e stabilitetit strategjik përmes projektit të tyre “Golden Dome”.

Kujtojmë se projekti me vlerë 175 miliardë dollarë, i propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, synon të neutralizojë kërcënimet nga Kina dhe Rusia. Ndërsa, edhe më herët Kremlini ka paralajmëruar se planet për ndërtimin e kësaj mburoje raketore mund të detyrojnë në një të ardhme të afërt rifillimin e kontakteve ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit për kontrollin e armëve bërthamore, sipas Reuters.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ditë më parë ka thënë se ndikimet globale të këtij projekti nuk mund të injorohen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit