spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Rusia është në luftë me Evropën, strategjia e Putinit për ndarjen e kontinentit!

Rusia është në luftë me Evropën. Ajo ka zhvilluar një luftë të hapur në Ukrainë për më shumë se një dekadë dhe me një egërsi në rritje që nga pushtimi i saj në shkallë të plotë në vitin 2022. Por sulmet në Ukrainë janë vetëm një pjesë e luftës më të gjerë të Rusisë kundër Evropës në tërësi.

Sulmet me dronë të këtij muaji në Poloni dhe Rumani dhe fluturimet në hapësirën ajrore të Estonisë theksojnë qëllimin e Moskës: ndarjen e Evropës dhe SHBA-së, dobësimin e mbështetjes publike për veprime të forta ushtarake dhe përfundimin e mbështetjes së kontinentit për Ukrainën.

Por deri më tani, Evropa nuk e kishte marrë seriozisht këtë kërcënim. Ajo preferonte t’i shihte operacionet në rritje të Rusisë (vrasjet, sulmet kibernetike, sabotimin e infrastrukturës kritike, fushatat e dezinformimit) si pjesë të konfliktit të armatosur. Dhe përgjigja e saj ishte të përmirësonte qëndrueshmërinë, ndërkohë që duhet ta dënonte publikisht Rusinë për veprimet e saj.

Në thelb, Evropa nuk i imponoi asnjë kosto Moskës për agjitacionin e saj të fshehtë kundër kontinentit, dhe ky është një gabim.

Ky dështim qëndron pas përshkallëzimit të ndjeshëm të sulmeve të Kremlinit ndaj Evropës gjatë tre viteve të fundit. Siç thekson një raport i ri nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), numri i sulmeve të tilla u rrit teksa lufta në shkallë të plotë filloi dhe arsyeja është e qartë: Rusia u pengua nga mbrojtja kokëfortë e Ukrainës në fushën e betejës dhe mbështetja që ka marrë nga Evropa dhe SHBA-ja.

“Rusia thjesht nuk ka mjetet për ta nënshtruar plotësisht Ukrainën me forcë”, u shpreh shefi i MI6 i Britanisë, Richard Moore.

“Ata po ecin përpara në fushën e betejës, por me një ritëm të ngadaltë dhe me kosto të tmerrshme. Ushtria e Putinit është ende shumë larg objektivave të saj fillestarë të pushtimit. Thjesht, Putini ka kafshuar më shumë sesa mund të përtypë”, tha ai.

E vetmja mënyrë që Moska mund të arrijë tani objektivat e saj është duke dobësuar mbështetjen e Evropës për Ukrainën dhe duke shfrytëzuar përçarjet brenda dhe midis vendeve të NATO-s. Kjo është ajo që synon të bëjë lufta e saj e fshehtë kundër Evropës.

Teksa ushtria e vendit u dobësua në vitin 2023, numri i sulmeve ndaj Evropës pothuajse u katërfishua, ndërsa synonin gjithnjë e një shumë bazat, objektet e prodhimit dhe ato objekte të përfshira në transportimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë.

Më pas, në gjysmën e parë të këtij viti, sulmet ranë ndjeshëm, duke reflektuar vlerësimin e Moskës se rikthimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump në detyrë do të dobësonte mbështetjen për Ukrainën. Dhe, në të vërtetë, ashtu ndodhi. Uashingtoni i dha fund ndihmës ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën dhe kërkoi një fund diplomatik të luftës që pranon shumë nga kushtet e Moskës.

Por edhe pse SHBA-të ndryshuan kurs, angazhimi i Evropës ndaj Ukrainës ka mbetur i palëkundur, madje është rritur. Vendet kryesore evropiane tani po diskutojnë seriozisht vendosjen e një force të konsiderueshme sigurie në Ukrainë sapo të përfundojnë luftimet. Qeveritë evropiane, të udhëhequra nga Gjermania po dërgojnë sasi të mëdha armësh në Ukrainë duke përfshirë disa blerje nga SHBA-të; mbështetja financiare për ekonominë e vendit dhe industrinë e mbrojtjes që po zgjerohet me shpejtësi po rritet; sanksione shtesë janë në horizont; dhe BE-ja po shqyrton seriozisht sekuestrimin e aseteve të ngrira të Rusisë.

I përballur me një angazhim kaq të palëkundur, Putini po godet edhe më fort. Ndoshta nuk është rastësi që e gjitha kjo filloi pas takimit të udhëheqësit rus me Trump në Alaskë, ku ai vlerësoi se SHBA-të nuk kishin gjasa t’i rezistonin përshkallëzimit të mëtejshëm nga Moska. Që nga ai takim, bombardimet e Ukrainës nga Rusia janë intensifikuar, përfshirë sulmin më të madh me dronë dhe raketa të luftës, i cili ndodhi në fillim të shtatorit.

Putin vendosi të testonte Evropën dhe NATO-n. Së pari, Rusia dërgoi 19 dronë përtej kufirit polak më 10 shtator, të ndjekur nga një tjetër dron që kaloi kufirin rumun disa ditë më vonë. Më pas, tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kaluan në hapësirën ajrore të Estonisë dhe qëndruan aty për 12 minuta (edhe pse përdoret si interceptor, MiG-31 është i aftë të mbajë dhe të lëshojë raketën hipersonike Kinzhal që Rusia e ka përdorur vazhdimisht kundër Ukrainës).

Në të tre rastet, forcat evropiane e kaluan provën ushtarake të neutralizimit efektiv të kërcënimit, duke përfshirë rrëzimin e disa prej dronëve që drejtoheshin drejt një baze ajrore në Poloni. Por vendet e NATO-s dështuan në provën politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit