spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Rusia e shton presionin në Ukrainë, avancon në Donjeck

Rusia njoftoi më 23 gusht se forcat e saj në lindje të Ukrainës kanë marrë nën kontroll dy fshatra në rajonin e Donjeckut, duke intensifikuar presionin në fushëbetejë, ndërsa udhëheqësit botërorë vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje diplomatike që t’i japë fund konfliktit.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, trupat e saj kanë marrë nën kontroll fshatrat Sredenje dhe Kleban-Bik. Marrja e Kleban-Bik shënon një avancim të rëndësishëm drejt Kostiantinivkës, një qytet kyç i fortifikuar në rrugën për në Kramatorsk, ku ndodhet një bazë e madhe logjistike ukrainase.

Të premten, Rusia raportoi gjithashtu marrjen nën kontroll të tre fshatrave të tjera në rajonin e Donjeckut, një zonë që Moska pretendon ta ketë aneksuar në shtator të vitit 2022. Përparimet e fundit të forcave ruse vijnë ndërsa shpresat për një samit mes presidentëve rus dhe ukrainas po zbehen, një zgjidhje që presidenti amerikan, Donald Trump, e ka kërkuar si pjesë të përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të premten se “nuk është planifikuar ndonjë takim”, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia po përpiqej të zgjaste ofensivën.

Po të premten, Trump tha për gazetarët se do të marrë një vendim “të rëndësishëm” brenda dy javësh për përpjekjet për paqe në Ukrainë, duke përmendur mundësinë që Moska të përballet me sanksione masive, ose, sipas tij, mund të “mos bëjë asgjë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit