spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbim të të burgosurve

Një zhvillim i rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës është shënuar në Stamboll, ku delegacionet e të dy vendeve janë takuar për një raund të ri bisedimesh.

Sipas TRT Balkan, bisedimet kanë rezultuar me një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve të luftës – marrëveshja më e madhe e këtij lloji që nga fillimi i luftës. Palët kanë rënë dakord që secila të lirojë nga 1.000 persona.

Delegacioni rus ka vlerësuar pozitivisht bisedimet, duke deklaruar se ishte “përgjithësisht i kënaqur” me takimin.

Ndërkohë, Ministri ukrainas i Mbrojtjes ka bërë të ditur se diskutimet janë përqendruar në tri tema kryesore: arritjen e një armëpushimi, shkëmbimin e robërve të luftës dhe mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtë mes presidentëve të dy vendeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit