Një shqiptar, 36-vjeçar, ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë nga një rumun, 24-vjeçar. Dinamika e konfliktit duket pak e ngatërruar, ndërsa krimi ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (5 korrik) në Corso a Rovigo në Itali.
Shqiptari, ishte me gruan dhe fëmijën 13-vjeç, kur sipas raportimeve, është qëlluar 7 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit nga një 24-vjeçar rumun, i arrestuar nga policia. Gjithashtu, sipas dëshmisë së dhënë nga 36-vjeçari shqiptar, si pasojë e sulmit ka mbetur e lënduar edhe bashkëshortja e tij, ndërsa agresori ka dhunuar edhe fëmijën e mitur të shqiptarit.
Por si ka ndodhur ngjarja?
Nga shtrati i spitalit, 36-vjeçari theu heshtjen dhe kontaktoi stafin e “La Voce di Rovigo” nëpërmjet rrjeteve sociale për të treguar versionin e tij të fakteve. Mbi të gjitha, do të kishte një përplasje mes rumunit dhe një të riu tjetër shqiptar, që rezulton i i afërm me 36-vjeçarin që u plagos.
“Të premten në mbrëmje më telefonoi partneri i nënës së djalit rumun, një person që e njoh prej kohësh; donim të sqaronim se çfarë kishte ndodhur me nipin tim 23-vjeçar. Kur shkova pranë shtëpisë së tij, me gruan dhe fëmijët e mi, sepse isha jashtë me ta, partneri i nënës zbriti dhe filluam të flisnim. Në atë moment, djali rumun erdhi nga pas dhe më goditi me thikë shtatë herë në vende të ndryshme, ai plagosi gjithashtu gruan time dhe rrahu djalin tim 13-vjeçar”, rrëfeu shqiptari.






