Rubio: Serbia e përfshirë në çështje problematike, me interes ndërkombëtar

Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese”, deklaroi për mediat Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, pa shpjeguar në detaje se për cilat çështje bëhej fjalë.

“Serbia është e përfshirë në disa çështje që potencialisht janë problematike dhe shpërthyese dhe për të cilat ka interes ndërkombëtar. Por ky është një partneritet strategjik që ne dëshirojmë ta thellojmë dhe synojmë ta bëjmë këtë, ndërsa menaxhojmë disa nga çështjet e mundshme që mund të shfaqen, për të cilat e di se edhe ata janë të përfshirë thellësisht.”

Shefi i diplomacisë amerikane theksoi se për sa i përket marrëdhënieve të SHBA-së me Beogradin, Uashingtoni ka një partneritet strategjik me të, të cilin dëshiron ta thellojë. Por ndërkohë, me deklaratën e fortë hodhi hije dyshimi, ne nje kohe kur tensionet jane rritur ndjeshem dhe Europa eshte duke shqyrtuar plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm.


Kercenimi nga nje sulm i mundshem rus drejt nje vendi anetar te NATO-s eshte rritur ndjeshem, teksa vet presidenti i Letonise, Edgars Rinkevics, deklaroi se proviokimet ruse nuk duhen konsideruar si te mundshme, sepse ato tashme kane filluar.

“Ne nuk po flasim për një luftë konvencionale. Po flasim për të gjitha llojet e provokimeve, të gjitha llojet e akteve të sabotimit, të gjitha llojet e testimeve dhe, padyshim, kjo është diçka që po ndodh derisa ne po flasim”

Edhe pse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia për gati pesë vjet nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociatash, ndër të tjera për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në fushën e sundimit të ligjit, por edhe për shkak të mospërputhjes së politikës së saj të jashtme me atë të BE-së.


Dy muaj pas hapjes së kapitullit të fundit, Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, ndërsa Serbia nuk e përshtati politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit