Gazetarja e Radio Televizioni i Kosovës, Edina Avdiu, ka njoftuar se menaxhmenti aktual nuk ia ka vazhduar kontratën, vendim që sipas saj është marrë pa arsyetim dhe me prapavijë politike.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se njoftimi për mosvazhdim të kontratës i ka ardhur gjatë muajit të pestë të shtatzënisë.
Avdiu gjithashtu publikoi një tekst që, sipas saj, iu kërkua ta lexonte në lidhje me deputetin Dimal Basha, por që ajo pretendon se e ka refuzuar për shkak të përmbajtjes me elozhe.










