Rrustemi i VV’së pretendon se ambasadorët mund të ndërhyjnë në Gjykatën Kushtetuese: I lus të mos e shkatërrojnë me vizita

Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka pretenduar se disa ambasadorë po ndërhyjnë në Gjykatën Kushtetuese.


Rustemi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka “lutur disa ambasadorë” që të mos e shkatërrojnë Kushtetuesen me vizita, takime e, siç tha ai, ndërhyrje.

“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, ka thënë ai.

Deklarata e tij vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit