Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi është zgjedhur kryesues i ri i Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas votimit të mbajtur në takimin e 367-të të këtij institucioni.

Në procesin e votimit morën pjesë 11 anëtarë, ku Thaqi siguroi 6 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Besnik Bislimaj, mori 5 vota, duke e bërë garën mjaft të ngushtë.

Sipas rregulloreve në fuqi, mandati i tij do të zgjasë tre vite dhe fillon zyrtarisht nga data 25 maj 2026.

Gjatë ushtrimit të këtij funksioni, Thaqi do ta pezullojë detyrën e tij si gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Zgjedhja e tij vjen në një periudhë të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në vend, ku pritet vazhdimi i reformave institucionale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit