spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Rruga Tetovë-Prizren, ministri maqedonas: Duhet ta shohim se cila është vlera reale e asaj dhe a do të realizohet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të punojë me Komunën e Tetovës për ta definuar projektin për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren. Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski deklaroi se është e nevojshme të bëhet projektim për të parë nëse mund të realizohet.

“Është e nevojshme të bëjmë projektim dhe kur ta bëjmë projektin duhet ta shohim se cila është vlera reale e asaj rruge, a do të mund të realizohet në mënyrën se si është paraparë dhe nëse është e mundur, ta realizojmë”, tha Nikollovski.

Institucionet në Kosovë tashmë kanë filluar ndërtimin e rrugës që duhet t’i lidhë dy qytetet. Plani fillestar parashikonte ndër tjerash edhe tunel 6 kilometërsh. Kostoja e projektit pritet të jetë rreth 200 milionë euro.

Qeveria e Kosovës disa herë ka bërë thirrje që të mos ketë vonesa në ndërtimin e rrugës nga ana e Maqedonisë së Veriut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit