spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

“Rruga për të arritur në universitet u kthye në kob”, flet profesoresha e dy viktimave të aksidentit në Ranillugë

Dy viktimat që humbën jetën tragjikisht në këtë aksident janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, ndërsa motra e Arbnorës e cila mbeti e lënduar është duke u trajtuar në spital.

Viktimat e këtij rasti, Arbnora dhe Antiana, ishin studente në Fakultetin e Edukimit në Univesitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Dy vajzat e reja ishin nisur rrugës për të shkuar në Universitet, destinacion të cilin nuk e arritën pasi humbën jetën tragjikisht.

Kjo është bërë e ditur nga profesoresha e tyre Liridonë Mehmeti, e cila u shpreh e mërzitur nga rasti.

“Arbnora dhe Antiana, dy studente të zellshme e plot gjallëri; rruga për të arritur në universitet sot, për të mbajtur ushtrimet e së premtes, u kthye në kob për ju e për të gjithë ne. Ju prita sot në sallë, si zakonisht, për të diskutuar për detyrat e mësimet… E vështirë ta pranojmë humbjen tuaj të papritur e tragjike”, ka shkruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit