“Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma e qeverisjes së Kurtit”

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar ashpër Shkëlzen Gashin dhe Rron Gjinovcin, dy aktivistë pro Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rrahmani ka shkruar se që të dy përfaqësojnë modelin se si kryeministri Kurti e sheh shoqërinë kosovare.

“Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit. Agjenda që ka Lëvizja Vetëvendosje është materializuar në mënyrë konkrete te këta dy individë. Rroni dhe Xeni përfaqësojnë modelin se si Albini e sheh shoqërinë tonë, njerëz që mbështesin degjenerimin, marrin pjesë në parada dhe bëhen pjesë e organizimeve të tilla, janë kundër familjes tradicionale, shfaqin nostalgji për Jugosllavinë dhe angazhohen për rikthimin e atij sistemi, duke sfiduar vlerat e luftës”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit