Rriten rastet e fruthit në Kosovë, 6 të reja brenda një jave

Gjashtë raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë, duke e çuar në 164 numrin e përgjithshëm të rasteve të raportuara.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë kundër fruthit.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR.

“Të dhënat tregojnë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi. Kjo tregon qartë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi”, thuhet në njoftim.

IKShPK ka njoftuar gjithashtu për mënyrën dhe llojet e vaksinimit që po aplikohen.

“IKShPK njofton qytetarët se krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit të vaksinimit, është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar (catch-up), duke u mundësuar vaksinimin e fëmijëve që për arsye të ndryshme kanë shtyrë vaksinimin. Gjatë këtij viti, mbi 2,794 fëmijë të grup-moshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit catch-up, duke dëshmuar angazhimin e prindërve për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve të tyre”, thuhet tutje.

IKShPK e ka vlerësuar pozitivisht angazhimin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve në rritjen e vaksinimit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi.

“Çdo fëmijë i vaksinuar është një fëmijë më shumë i mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes së përhapjes së sëmundjes”, ka thënë IKShPK-ja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit