spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Rriten çmimet e shportës, Kaçaniku: Shtresa e mesme e shoqërisë është thuajse në prag të falimentimit

Çmimet e prodhimeve bazike të shportës familjare kanë shënuar ngritje. Qytetarët ankohen se me rrogat që marrin, thuajse e kanë të papërballueshme t’ia dalin deri në fund të muajit.

Selatin Kaçaniku nga OJQ “Konsumatori”, tha se për shkak të çmimeve, shtresa e mesme e shoqërisë në vend është thuajse në prag të falimentimit.

“Që nga koha e pandemisë, kemi rritje alarmante të çmimeve, të cilat nuk po mund të kontrollohen as nga qeveritë dhe shtetet më të forta në botë, e lerë më tek ne”.

“Te gjitha produktet që ne importojmë janë më të shtrenjta në Kosovë se në vendet e Bashkimit Evropian”.

“Pata thënë në pandemi, se nga rritja e çmimeve do të falimentojnë konsumatorët e varfër, por tani them se falimentimi po e kërcënon edhe shtresën e mesme”, theksoi Kaçaniku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit