Një helikopter është rrëzuar në Arabinë Saudite duke vrarë të 14 personat në bord. Avioni që i përkiste gjigantit saudit të naftës Aramco dhe u rrëzua në Ras Tanura në bregun lindor të Gjirit.
Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të helikopterit. Aramco rifilloi ngarkimin e naftës bruto të premten në terminalin e saj Ras Tanura, pasi u ndalua për gati katër muaj për shkak të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.
Arabia Saudite i është bashkuar nxitimit për të zhvendosur anijet e bllokuara, pasi prodhuesit e Lindjes së Mesme rritën prodhimin dhe eksportet e naftës dhe gazit përpara marrëveshjes së përkohshme për të ndaluar luftën.








