spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Rrëzohet një aeroplan ushtarak rus

Një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar në rajonin e Ivanovos, duke pasur në bord shtatë anëtarë të ekuipazhit.

Lajmi është bërë i ditur nga televizioni shtetëror rus Vesti.

Ende nuk dihet nëse ka të mbijetuar mes personave që ndodheshin në aeroplan, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.

Nga ana tjetër, autoritetet ruse të sigurisë nuk kanë dhënë detaje nëse fluturakja ishte në ndonjë mision ushtarak apo vetëm gjatë një fluturimi rutinë.

Aeroplani i rrëzuar, i cili besohet se i përket Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, është modeli AN-22, i njohur si aeroplanja më e madhe në botë me motorë turbohelikë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit