Një aeroplan ushtarak mallrash turk u rrëzua sot pranë kufirit të Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, njoftoi Ministria Turke e Mbrojtjes.
Siç raporton AP News, ministria njoftoi në rrjetet sociale se avioni C-130 ishte ngritur nga Azerbajxhani dhe po kthehej në Turqi.
Ende nuk dihet se sa anëtarë të ekuipazhit ishin në bord. Një operacion kërkim-shpëtimi është nisur në koordinim me autoritetet azerbajxhanase dhe gjeorgjiane, tha ministria.
Avionët ushtarakë të mallrave C-130 përdoren gjerësisht nga Forcat e Armatosura Turke për transportin e personelit dhe operacionet logjistike. Turqia dhe Azerbajxhani mbajnë bashkëpunim të ngushtë ushtarak.
Një video që supozohet se tregon momentin e rrëzimit u transmetua në televizionin privat turk NTV dhe media të tjera.
Pamjet tregojnë aeroplanin duke lënë pas një gjurmë tymi të bardhë.








