spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Rrënojat e sulmit vdekjeprurës iranian në Izrael (Foto)

Të paktën katër persona u vranë në një sulm me raketa iraniane në një ndërtesë banimi në Beer Sheva, Izrael, pak çaste para se të hynte në fuqi një armëpushim, i njoftuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Rrënojat e sulmit vdekjeprurës iranian në Izrael (Foto)

“Pati shkatërrime dhe dëme të gjera në ndërtesat e banimit si rezultat i një goditjeje të drejtpërdrejtë dhe fatale”, tha Eliya Yitzhak Tobol, kreu i degës Beer Sheva të organizatës së reagimit ndaj emergjencave, United Hatzalah.

Rrënojat e sulmit vdekjeprurës iranian në Izrael (Foto)

Sipas raportimeve të para, raketa goditi një zonë të populluar duke shkaktuar panik në mesin e banorëve dhe dëme të mëdha në ndërtesa të shumta.

Rrënojat e sulmit vdekjeprurës iranian në Izrael (Foto)

Ngjarja ndodhi ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar kishte shprehur shpresë për ulje të tensioneve pas arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim midis Iranit dhe Izraelit, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Rrënojat e sulmit vdekjeprurës iranian në Izrael (Foto)

Në pamjet e siguruara nga mediat ndërkombëtare, shihen shërbimet izraelite të emergjencës dhe oficerët e sigurisë, teksa kërkojnë për viktima në rrënojat e një ndërtese të goditur nga raketa iraniane.

Rrënojat e sulmit vdekjeprurës iranian në Izrael (Foto)

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit