Rrënimi i shtëpive te Ujmani – Ambasada britanike shpreh shqetësim, kërkon procese të drejta e transparente

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit duke bërë të ditur se po i monitoron nga afër zhvillimet.

Përmes një deklarate, ambasada thekson se respektimi i sundimit të ligjit kërkon procese të drejta dhe transparente, ku personat e prekur të kenë mundësinë t’i ushtrojnë të drejtat e tyre.

“Jemi veçanërisht të shqetësuar nga raportimet se veprimet për zbatimin e ligjit kanë vazhduar ndërkohë që procedurat ligjore ende janë në zhvillim”, thuhet në reagim.


Ambasada britanike thekson se ligji duhet të zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe të paanshme në të gjithë Kosovën.

Ajo u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen me komunitetet e prekura, t’i trajtojnë shqetësimet e tyre në mënyrë transparente dhe të shmangin veprime të mëtejshme që mund të minojnë besimin e publikut dhe besimin ndërmjet komuniteteve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit