Rrëfimi tronditës i fundit: “Luftuam fyt për fyt” – ushtari i plagosur rrëfen betejat dhe humbjet që i shkaktuan armikut serb në Koshare!

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arif Maloku, tregon se më 14 dhe 15 prill ’99, një pjesë e “COBRAVE” kanë zhvilluar luftime në mbrojtje të pozicioneve përballë minahedhësve, ndërsa një pjesë tjetër me Naserin kanë vazhduar në drejtim të Kroit të Mehmetit, ku janë përballur me forcat serbe në luftime.

Maloku, bashkëluftëtar i Agim Ramadanit dhe Sali Çekajt, në pjesën e fundit të rrëfimit të tij për luftën në Koshare, thotë se armiku donte t’i mbante nën presion duke i sulmuar vazhdimisht, duke shpresuar që ata të lodheshin, mirëpo vullneti dhe gatishmëria për ta liruar vendin nga armiku barbar serb nuk mungonte në mesin e bashkëluftëtarëve tanë, shkruan GazetaKosova.net

“Dita e 16 prillit ishte një ditë sa e lavdishme për ne aq edhe e dhimbshme, gjatë luftimeve, forcat barbare serbe tentonin që ti tërhiqnin kufomat ushtarëve të vrarë gjatë ditëve të mëparshme, mirëpo edhe kjo ditë ju kushtoj me dhjetëra ushtarë serbë të vrarë dhe të plagosur. Shumë shpejt është kërkua nga Saliu që Naserit ti bashkëngjitëm unë, Jeton Pajaziti dhe Milaim Mazreku ndërsa “COBRAT” tjerë të shkojnë me të. Jetoni, Milaimi dhe unë me Naserin dhe një ushtarë që nuk më kujtohet jemi nisur në drejtim të kroit ku veç tani zhvilloheshin luftimet në anën e majtë të kroit të Mehmetit, ku gjendeshin dhe ushtarë të batalionit të dytë me Skënderin, perball dhe në krahun e djathtë”, vazhdon ai.

“Ne me të arritur në vijën e parë ku nga krahu i djathtë arrin Saliu, kam vërejtur se përnjëherë nga krahu i majtë se është i plagosur Skënderi dhe ishin disa ushtar duke i dhënë ndihmën e parë. Për një moment arrin edhe Saliu me që u vendosë në krahun e majtë timin. Ne mendonim se në drejtimin ku ishim nisë se janë forcat tona të vendosura që ishin bashkangjitur qysh në thyerjen e kufirit me një komandant Luanin, mirëpo aty ishin pozicionuar forcat serbe. Naseri kërkoj që të kemi kujdes se edhe nga ai drejtim po vinë plumbat në drejtimin tonë. Në ndërkohë komandant Saliu ka kërkua nga unë që të shkoj të marr radiolidhjen nga Komandant Skënderi të cilit i epej ndihma e parë nga ushtarët e tij, posa kam arritur tek ai kam marr radiolidhjen dhe jam kthyer prapë në pozicion pran Saliut dhe Milaimit ku me ne ishte dhe Naseri, deri sa zhvilloheshin luftime ushtarë me ushtarë njësi me njësi, ku zhvilloheshin luftime të tmerrshme nga dy anët”, tregon ai.

Maloku thotë se komandant Saliu akoma ishte në dyshim nëse ishin forcat e UÇK-së apo ato serbe. Por, sipas tij, Milaimi pasi i kishte dylbitë, ka parë një grumbull ushtarësh serbë të veshur me helmeta dhe me shenja serbe dhe, përnjëherë, Saliu ka dhënë urdhër që të hapet zjarr në drejtim të tyre, ku në atë moment u vranë disa ushtarë të armikut.

“Tashmë ishte e qartë vija e mbrojtjes dhe shtrirja e armikut që për neve ishte shumë më lehtë. Në ndërkohë në drejtim timin, një largësi afërsisht 25-30 metra kam vërejtur pranë një guri, një ushtar serb, se ka ngritur kokën dy herë ka shikua në drejtim timin, deri sa unë e prisje ta ngrit kokën prapë dhe momentin që e ka ngrit përnjëherë kam shti në të, por edhe ai në mua ku me ka qëlluar në nofull, gjegjësisht në pjesën e gojës kjo ishte plagosja e dytë për mua gjatë luftës së UÇK-së (vitit 98 dhe 99). Ndihmën e parë e kam marrë nga Milaim Mazreku përderisa Naseri me Saliun dhe shokët kanë vazhduar luftimet. Unë nuk kisha akoma njohuri se a kemi ndonjë ushtarë tanin të vrarë, porsa e kam marr ndihmën e parë më kanë drejtuar për në Kazermën e Koshares ku menjëherë me një veturë më kanë dërgua në Bajram Curr, në spitalin ushtarak. Aty kam marr trajtimin e mëtejshëm mjekësor dhe të nesërmen më kanë dërguar për në spitalin ushtarak të Tiranës”, pohon ai.

Ai tregon se si e ka kuptuar edhe rënien dëshmor të djalit të axhës së tij.

“Më 18 prill unë e kuptova se kushëriri im i dashur, djali axhës Fadili, po atë ditë kur unë isha plagosur, ai kishte rënë dëshmorë në vijën e parë të mbrojtjes, për të cilin do të flasin shokët që ishin ato qaste pranë tij. Kjo ishte një humbje dhe dhimbje e madhe si për mua, familjen Maloku, poashtu dhe për të gjithë ata që e njohën Fadilin si një trim të rrallë e të gatshëm për të sakrifikuar çdo gjë, vetëm se vendit të vet ti sjellë lirinë”, tregon Maloku duke shtuar se më pas për trajtim mjekësor e kanë orientuar në Spitalin Austriak.

“Ky ishte një rrëfim i shkurtër i imi, ku shpresoj se në të ardhmen bashkërisht me shokët do të përmbledhim rrëfimet në detaje dhe dokumentarët pa hijeshime, pa trillime, por vetëm ashtu si janë zhvilluar luftimet e jo si kemi dëshirë ne apo dikush tjetër. Për kohen e luftës jam tejet i kënaqur me atë që na ofroj lufta ku ndiheshim si një familje, e për kohën që jem tani do t’i mbetet secilit në ndërgjegjen e vetë”, përfundon rrëfimin e tij luftëtari i njësisë “COBRA”, Arif Maloku. FUND!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit