Rrëfimi i padëgjuar i Fadil Demakut: Pesë vëllezër luftëtarë, vëlla e motër dëshmorë

Njerëzit e njohin më shumë si deputet sesa si pjesëtar i luftës. Fadil Demaku rrëfen histori të padëgjuara më parë.

Demaku, në luftë ka marrë pjesë bashkë me pesë vëllezër, njëri dëshmor. Po ashtu edhe një motër të rënë në luftë.

Koha kur iu bashku luftës, e çka e shtyu ta marrë atë vendim, Demaku e sqaron në “Paradoks”.

“Siç e dinë të gjithë, gjendja që ishte në atë kohë dhe vështirësitë të cilat ishim duke i përballu si popull natyrisht që ne nuk mund të ishim indiferent ndaj atyre zhvillimeve të asaj kohe. Pastaj duke pasur parasysh edhe të kaluarën familjare që ishin pjesë gjithëherë opozitë e pushtetit të asaj kohe. Gjyshi ishte i vrarë nga partizanët në luftën e dytë botërore dhe krejt ato zhvillime patjetër që të mbajnë të gjallë në atë dinamikë. Pastaj vitet 80, kur shqiptarët ishin të organizuar në demonstratat për Kosovën republikë.

Vëllai i cili ishte ushtar në vitin 1985, Zeqiri, e burgosin politikisht dhe këto ishin zhvillimet që na përcjellin në këtë drejtim dhe natyrisht kur të gjithë shqiptarët tanimë ishin në një gjendje shumë të vështirë kur të gjithë institucionet e Kosovës, shqiptarët largoheshin nga vendi, ndryshon Kushtetuta në vitin 89, ishte një gjendje kur të gjitha gjërat morën dimension të ri. Ne si të rinj, si familje ishim pjesë e atyre zhvillimeve, për të ardhë më vonë për tu bërë pjesë e UÇK-së me grupet që ishin ilegale. Fillimisht Jahiri u angazhua, pastaj unë. Pas rënies së Adem Jasharit, e gjithë familja ishte e përfshirë në ato zhvillime”.

Ai flet edhe për shtëpinë e tij, e cila ka qenë shtab i UÇK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit