Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Selman Morinës: I mbijetuari i Qikatovës që kaloi muaj në shpellë pa e ditur që përfundoi lufta në Kosovë

GazetaKosova.net sjell një intervistë ekskluzive me Selman Morinën, të mbijetuarin e masakrës së Qikatovës, i cili me plagë të shumta në trup dhe mes vuajtjeve të pashpjegueshme, arriti të jetojë muaj të tërë i fshehur në një shpellë, pa e ditur se lufta në Kosovë kishte përfunduar.

Historia e tij është një dëshmi e gjallë e forcës, qëndresës dhe tragjedive që populli shqiptar përjetoi gjatë luftës.

Plagët dhe mbijetesa

Selman Morina kujton momentin kur plumbat serbë e lanë të shtrirë në tokë, me pesë plagë në trup. Shokët e tij menduan se kishte ndërruar jetë, por ai, me një forcë mbinjerëzore, arriti të zvarritej deri te një shpellë.

“Kam jetuar ditë të tëra me dhimbje të papërshkrueshme. Netët ishin të gjata dhe të ftohta, e unë nuk e dija nëse do të zgjohem nesër”, tregon Morina.

Muajt e izolimit në shpellë

Ai ë bashku me dy persona të tjerë kaluan muaj të tërë në shpellë. Ishte i bindur se lufta vazhdonte, ndërkohë që Kosova tashmë ishte çliruar. Për të, koha kishte mbetur në vend.

“Kur dola nga shpella dhe kuptova se lufta kishte përfunduar, nuk e besoja. Ishte një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë – dhimbje për të rënët, por edhe gëzim që kisha mbetur gjallë”, rrëfen ai me emocion.

Mesazh për gjeneratat e reja

Selman Morina sot jeton me plagët që ia la lufta, por rrëfimi i tij mbetet një mësim për të gjithë. Ai u bën thirrje të rinjve të çmojnë lirinë dhe paqen:

“Unë jam gjallë vetëm për të treguar këtë histori. Rinia duhet ta dijë se çfarë sakrifice është bërë për këtë vend, dhe të kujdeset që një tmerr i tillë të mos përsëritet kurrë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit