spot_img
spot_img
Wednesday, March 4, 2026
spot_img
spot_img

Rrahmani: Kurti synon eliminimin politik të Vjosa Osmanit, vendi po rrëshqet drejt diktaturës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, pushteti aktual po ndjek një agjendë për largimin e qëllimshëm të presidentes nga skena politike dhe po rrezikon rendin demokratik në vend.

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani dhe mbajnë qasje përjashtuese ndaj çdo partie opozitare, vendi, shoqëria dhe demokracia janë në rrezik serioz“, ka deklaruar Rrahmani.

Sipas deputetit, situata politike ka arritur në një pikë ku opsionet janë të kufizuara.

Ai ka thënë se aktualisht ekzistojnë vetëm dy rrugë për të ardhmen e vendit: “Ose shkojmë në zgjedhje të reja dhe ia kthejmë vendimin qytetarit, ose heshtim dhe lejojmë që vendi të rrëshqasë drejt një autoritarizmi të plotë, me prirje drejt një diktature”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit