Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kryetari i Listës për Familje, Eman Rrahmani, sqaroi arsyet që e çuan partinë e tij drejt koalicionit me PDK-në për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Me kryetarin Hamza kemi pasur bashkëpunime të vazhdueshme. Ai është një figurë unifikuese dhe shumë profesionale, sidomos në çështjet ekonomike. Sot, vendi ka nevojë të jashtëzakonshme për të bashkuar forcat,” deklaroi Rrahmani.
Ai ka thënë se kanë negociuar edhe me parti tjera , mirëpo kanë vendosur që të vazhdojnë me PDK’në.
“Dua të falënderoj të gjithë subjektet politike me të cilat kemi negociuar gjatë kësaj kohe, që kanë shumë konstruktive, sidomos LDK, por në këto zgjedhje kemi vendosur të bashkërrugëtojmë dhe të arrijmë marrëveshje me PDK’në. Natyrisht që njëra ndër arsyet është që sot kemi kandidat për kryeministër kryetarin e PDK Bedri Hamza”, tha ai.










