Kandidati për deputet i PDK-së, Rrahman Rama ka zhvulluar dy takime me qytetarë.
Gjenerali sonte ishte në Makoc të Prishtinës dhe më pas në Dumnicë.
“Në atmosferën e ngrohtë që po mbizotëron në të gjitha anët e Kosovës, sonte u ndala në fshatin Makoc të Prishtinës.
Bashkëbiseduam për problemet e përditshme dhe nevojën për një të ardhme më të mirë.
Çdo qytet, çdo fshat dhe çdo qytetar që po takoj, po ma forcon bindjen se Kosova mundet ma mirë!”, shkruan Rama.
Pas kësaj, ai ka vizituar edhe Dumnicën e Vushtrrisë.
“Sonte në Dumnicë nga afër ndjeva përkrahjen dhe entuziazmin. Në çdo fshat po na presin me dyer hapur, e kjo më jep motiv e energji për të punuar më fort.
Ju falemnderit për pritjen dhe për bisedat e sinqerta që ndamë!”, shkruan Rama.









