Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjenerali Rrahman Rama, i cili garon me numrin 7 në zgjedhjet e qershorit, ka zhvilluar takime me strukturat e partisë në Vushtrri.
Rama ka theksuar se gjatë këtyre takimeve ka vërejtur një organizim të madh dhe energji pozitive brenda strukturave të PDK-së.
“Dje dhe sot takuam strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, ku mund të vërehet një organizim i paparë. Vullneti dhe energjia që po shoh në secilin që po takoj, na shtyjnë të punojmë çdo ditë për qëllimin tonë”, ka shkruar Rama.
Kandidati i PDK-së, Rrahman Rama, garon me numrin 7 në listën zgjedhore të kësaj partie.









