Kandidati për deputet i PDK-së, Rrahman Rama, ka vizituar sot kompaninë “Albed” në Vushtrri.
Rama shkruan se kjo kompani është një ndër lideret e përpunimit të drurit në Kosovë dhe është dëshmi e e punës së palodhur, profesionalizmit dhe kontributit të madh që bizneset vendore japin për ekonominë tonë, duke qenë një ndër punëdhënësit kryesorë në Kosovë.
Ai tutje thotë se ka plan të qartë dhe konkret për përkrahjen e bizneseve.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj kompaninë “Albed” në Vushtrri, një ndër lideret e përpunimit të drurit në vend. Kjo kompani është dëshmi e punës së palodhur, profesionalizmit dhe kontributit të madh që bizneset vendore japin për ekonominë tonë, duke qenë një ndër punëdhënësit kryesorë në Kosovë.
Ne kemi një plan të qartë dhe konkret për përkrahjen e bizneseve, me fokus të veçantë tek ata që krijojnë vende pune dhe gjenerojnë zhvillim ekonomik.
Rritja e bizneseve do të thotë më shumë vende pune, ekonomi më e fortë dhe një e ardhme më e sigurt.









