Kandidati i PDK-së për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se sot është takuar me bashkëluftëtarë të tij për të dëgjuar planin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, lidhur me kategoritë e dala nga lufta.
Sipas Ramës, programi qeverisës i Bedri Hamzës parasheh rritje prej 50 për qind të mbështetjes për veteranët e luftës, invalidët dhe familjet e dëshmorëve.
“Sot u mblodhëm me shokët e mi të luftës për të dëgjuar planin e Bedri Hamzës për kategoritë e dala nga lufta. Qeverisja e Bedri Hamzës do të rris për 50% mbështetjen për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve. Bashkë për UÇK-në. Përpara për Kosovën”, ka shkruar Rama.






