spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Rrahman Rama nga Mitrovica: Për PDK-në e Bedri Hamzën, Ilirida çohet gjithmonë në këmbë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim elektoral në lagjen “Ilirida” të Mitrovicës, bastion ky që tradicionalisht i ka qëndruar besnik këtij subjekti politik.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar takimin si “të mrekullueshëm”, duke potencuar mobilizimin e madh të qytetarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Tutje, ai ka thënë se e gjithë lagja Iliridë ngrihet në këmbë për kandidatin e PDK’së për kryeministër, Bedri Hamzën.

“Takim i mrekullueshëm në lagjen Ilirida në Mitrovicë, aty ku gjithmonë gjejmë mbështetjen e madhe. Për PDK-në e Bedri Hamzën, Ilirida çohet gjithmonë në këmbë. Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit