Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvend, Rrahman Rama, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe bashkëluftëtarë të tij në Drenicë, konkretisht në fshatrat Llapushnik dhe Rezallë.
Rama ka theksuar se takimet në këtë rajon kanë qenë tejet domethënëse për të, duke vlerësuar lart përkrahjen dhe energjinë që, sipas tij, gjithmonë e merr nga Drenica.
Postimi:
Në Drenicën heroike, në Llapushnik e Rezallë, takova shokë të luftës e qytetarë që më dhanë mbështetje të madhe gjatë kësaj fushate.
Sa herë jam në Drenicë, marr energji të jashtëzakonshme, për çka i falenderoj.








