Gjenerali Rrahman Rama ka vazhduar me takimet e tij të përditshme me qytetarët anë e mbanë Kosovës.
Këtë radhë, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës është takuar me banorët e lagjes Kalaja 2 dhe Qendra 2 në Vushtrri.
Nga Vushtrria, Rama tha se ka parë entuziazmin dhe gatishmërinë për zgjedhjet e 9 shkurtit për të vendosur për ma mirë.
“Sonte kam takuar qytetarë të lagjes Kalaja 2 dhe Qendra 2, ku pashë entuziazëm dhe gatishmëri për 9 shkurt! Çdo lagje e Vushtrrisë është gati për #mamirë! Faleminderit Vushtrria ime! #Rr7 #PDK131”, thuhet në postimin e tij.






