Katër persona janë arrestuar pas një rrahje që ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit e Autobusëve në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, i cli tha se dy persona janë dërguar për tretman mjekësor.
“Dy persona janë dërguar për tretman mjekësor, derisa katër janë arrestuar në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00. Policia me njësitet relevante dal në vendin e ngjarjes derisa kanë nisur hetimet lidhur me rastin”, tha Gashi









