Një rrahje mes dy personave ka ndodhur përgjatë së hënës në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka pranuar informatën për sulm fizik, ka intervistuar palët e përfshira dhe dyshimet janë ngritur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.
“Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetimi vijon në procedurë të rregullt”, bëri të ditur Borovci.






