Rrahje mes vëllezërve në Baballoq të Deçanit – njëri përfundon në spital, tjetri në arrati

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar pasditen e djeshme në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një përplasje mes dy vëllezërve ka eskaluar në tentim sulmi me thikë.

Burimet bëjnë të ditur se viktima, L.H., rreth 38-vjeçar, ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje në shtëpinë ku jeton me vëllain e tij, L.H., ky i fundit e ka sulmuar fillimisht me grusht, e më pas ka tentuar ta godasë me një thikë kuzhine. Viktima ka arritur t’ia largojë thikën dhe ka shpëtuar pa lëndime trupore.

Pas incidentit, ai është dërguar në QKMF-Deçan për kontroll mjekësor dhe më pas është intervistuar nga policia. I dyshuari nuk është gjetur në shtëpi gjatë kërkimeve dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe po hetohet nga sektori përkatës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit