spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Rrahje mes të rinjve dhe biznesmenëve tek Lumi i Shalës, dalin pamjet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës në Shqipëri, ku disa të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete të forta.

Siç raporton mediumi Top Channel Sherri ka nisur rreth orës 02:00, mes disa të rinjve shqiptarë turistë dhe disa të tjerëve që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë zonë.

Përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues çdo ditë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për mediumin se janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit, ndërsa dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që në Lumin e Shalës raportohen përplasje dhe akte dhune, çka e bën të domosdoshme një vëmendje më të shtuar për sigurinë në këtë destinacion gjithnjë e më të populluar nga turistë vendas e të huaj.

Në zone nuk ka prani të përhershme të policisë, ndaj ngjarje të tilla nxjerrin në pah nevojën urgjente për patrullim të përhershëm gjatë gjithë sezonit turistik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit