spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Rrahja e nxënësit në Prishtinë, Eman Rrahmani thotë se duhet marrë masa edhe ndaj prindërve të tij

Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar nga një mësimdhënësi ndaj një nxënësi në shkollën ‘Pavarësia’ në Prishtinë.

Sipas tij, përveç arrestimit të mësimdhënësit, institucionet kompetente do të duhej të ndërmerrnin masa ligjore edhe ndaj prindërve të nxënësve të cilët kanë ushtruar kërcënime ndaj mësimdhënësit në ambientet zyrtare të institucionit arsimor.

Postimi i plotë:

Babai mban përgjegjësi për veprimet e fëmijës së tij, qoftë në aspektin moral, material apo ligjor. Për rrjedhojë, përveç arrestimit të mësimdhënësit, institucionet kompetente do të duhej të ndërmerrnin masa ligjore edhe ndaj prindërve të nxënësve të cilët kanë ushtruar kërcënime ndaj mësimdhënësit në ambientet zyrtare të institucionit arsimor.

Prindi është përgjegjës për sjelljen e fëmijës në shkollë, në rrugë, në lagje dhe kudo. Nëse nuk kërkohet llogari nga prindi, atëherë po mbrohet dhuna, po legjitimohet kërcënimi dhe po shkatërrohet çdo autoritet i arsimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit