spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Rrahën e plagosën dhëndrin, vëllezërit Bulliqi dënohen me nga 12 vite burg

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me nga 12 vjet burgim vëllezërit Adem dhe Besnik Bulliqi, për rrahjen që kishin organizuar ndaj S.S vitin që shkoi, i cili ishte dhëndri i tyre.

Dy vëllezërit sot nga Gjykata Themelore në Pejë janë gjetur fajtor sipas aktakuzes. Ata janë dënuar me nga 12 vite burg secili.

Të apostrofuarit fillimisht ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, së cilëve iu ishte publikuar edhe fotografia.


Prokuroria në aktakuzë ka vlerësuar se ndaj Besnik Bulliqit dhe Adem Bulliqit është vërtetuar përtej çdo dyshimi të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, si bashkëkryerës.

Po ashtu, theksohet se sulmi ndaj viktimës S.S. ka qenë i qëllimshëm, i organizuar dhe i motivuar nga përfitimi pasuror, konkretisht marrja e pronës për të cilën ekzistonte një konflikt i mëhershëm juridik. Konstatohet se të akuzuarit kanë shkuar të përgatitur në vendin e ngjarjes, të armatosur me thikë dhe boksa të hekurit, çka dëshmon shkallë të lartë dashjeje për kryerjen e veprës.

Theksohet se viktima është sulmuar menjëherë pas hyrjes së të akuzuarve në oborr, pa asnjë provokim, dhe është goditur vazhdimisht edhe pasi ka humbur vetëdijen. Prokuroria vlerëson se qëllimi i të akuzuarve ishte privimi nga jeta i viktimës, gjë që vërtetohet nga intensiteti i sulmit dhe vazhdimi i goditjeve edhe kur viktima ishte i shtrirë. Ngjarja ka ndodhur në prani të bashkëshortes dhe fëmijëve të viktimës, duke shkaktuar trauma të rënda psikologjike tek familjarët dhe dëshmitarët.


Viktima thuhet se ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda trupore, të konfirmuara me ekspertizë mjekoligjore, të shkaktuara nga mjeti shpues dhe mjete të forta. Provat materiale, përfshirë video-incizimet, tregojnë qartë se të akuzuarit filluan sulmin sapo hynë në oborr dhe se Besnik Bulliqi shihet duke e goditur viktimën me thikë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit