spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Rrah gruan dhe kunatin, qëndron në arrati për orë të tëra – ndalohet 48 orë nga Policia në Rahovec

Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe ka sulmuar fizikisht kunatin e tij.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 06 gusht 2025 rreth orës 00:30.

I dyshuari Sh. P. pas incidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ka qëndruar në arrati për rreth 13 orë, deri në lokalizimin dhe arrestimin e tij nga Policia.

Sipas hetimeve paraprake: A. P. është viktimë e veprës penale “Dhunë në familje”, ndërsa, A. C. vëllai i saj, është viktimë e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, policia ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse në pronësinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me leje të tipit “SIG Sauer – USA”, si dhe dy karikatorë të zbrazët, të cilët janë marrë si prova materiale për çështje sigurie.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, Prokurori Kujdestar ka lëshuar vendim për ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa rasti procedohet tutje në procedurë të shpejtë penale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit