Pas ngritjes së aktakuzës ndaj Rozeta Hajdarit në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore ka reaguar ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu tha se Hajdari as nuk është e korruptuar dhe as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare dhe aktakuza ndaj saj është e motivuar politikisht.
“Kjo aktakuzë është e motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme. Ministrja ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat kishin lënë vendin pa rezerva” shkruan Haxhiu.








