Një gjë e pazakontë është vërejtur nga shikuesit e Big Brother Vip Albania.
Teksa, njëra nga banoret, Rozana Radi futet në “Dhomën e Dëshirave”, aty është një vajzë, e që pastaj dera mbyllet.
Kjo video është duke qarkulluar në rrjete sociale, ku disa po hedhin spekulime se Rozana po takohet me ndonjë psikologe, e ka të tjerë që po thonë se ajo ishte Egli Tako.
Siç edhe e dimë, takimet me persona të tjerë janë të palejueshme në “BBV”, por me aq sa duket, produksioni është duke bërë lëshime ndaj disa banorëve.






