spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Romano: Zhegrova ka arritur marrëveshje personale me Juventusin


Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, është shumë pranë transferimit te Juventusi. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka raportuar se futbollisti ka arritur marrëveshje personale me “Zonjën e Vjetër”.

Tashmë gjithçka varet nga marrëveshja që do të arrihet mes Juventusit dhe Lille, për kalimin e kartonit të lojtarit.

Megjithatë, një faktor kyç në realizimin e kësaj lëvizjeje është largimi i mesfushorit Nico González nga Juventusi, për të liruar hapësirën e nevojshme në skuadër.

Atletico Madridi është në bisedime për transferimin e tij, por gjithçka varet nga marrëveshja me Juventusin dhe regjistrimi i tij në La Liga.

Zhegrova, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse me Lille në Ligue 1, shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të Juventusit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit