Donald Trump padyshim ka qenë në qendër të këtij episodi të fundit të luftës 12-ditore Iran-Izrael, duke i çuar palët kundërshtare drejt një armëpushimi dhe duke fituar rolin e paqebërësit.
Por kush tjetër vepronte prapa skenave dhe cili ishte konkretisht roli i Vladimir Putinit ?
🔊
Që kur shpërtheu lufta, udhëheqësi i Kremlinit ka qenë vazhdimisht në telefon, në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur një zgjidhje diplomatike, shkruan Ivor Bennett, korrespondent i Skynews në Rusi.
Presidenti rus kishte folur me të gjithë protagonistët, Donald Trump, Benjamin Netanyahu dhe Presidentin iranian Masud Peskov, ndërsa ishte në kontakt me udhëheqësit e Kinës, Irakut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, përpara se të takohej ballë për ballë me ministrin e jashtëm iranian në Moskë të hënën.
Arsyeja kryesore ishte ruajtja e interesave rajonale të Rusisë, pasi Teherani është një aleat jetik për Moskën, gjë që bëhet edhe më e rëndësishme me përmbysjen e regjimit të Asadit në Siri.
Një ndryshim tjetër regjimi në Iran mund të ketë pasoja gjeopolitike potencialisht katastrofike për Kremlinin, një mundësi që zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e quajti “të paimagjinueshme”.
Megjithatë, ekziston një arsye tjetër pse Vladimir Putin mund të ketë dashur ta ndihmojë Donald Trumpin të çtensionojë krizën, dhe kjo ka të bëjë me Ukrainën.
Nëse Moska do të mund ta bindte Iranin që ta kufizonte përgjigjen e saj ndaj sulmeve të SHBA-së në një sulm të vetëm simbolik, atëherë kjo do t’i kishte bërë Shtëpisë së Bardhë një nder të madh, të cilin mund ta përdorte në lidhje me konfliktin në Ukrainë.
“Në vend që ta mbështeste ushtarakisht Iranin, Rusia e detyroi atë të tërhiqej” ishte ideja qendrore.
Në atë rast, Putini mund të presë që Trump të bëjë të njëjtën gjë në Ukrainë, ose duke tërhequr mbështetjen ushtarake amerikane, ose duke nxitur një marrëveshje paqeje në favor të Moskës.
Kjo është ndoshta arsyeja pse Moska ka ofruar vazhdimisht shërbimet e saj si ndërmjetëse në bisedimet bërthamore SHBA-Iran.
Kjo e bën më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje me shpresën e reciprocitetit.
Edhe pse aktualisht nuk jemi në gjendje ta dimë shkallën e rolit të Rusisë në konfliktin Izrael-Iran, e vetmja gjë e sigurt është se Vladimir Putin luajti një rol aktiv.






